Erling Braut Haaland është futbollisti më në formë i momentit. Ai po thyen çdo rekord në futbollin Europian me Manchester City, ekip me të cilin fiton 900 mijë paundë në javë.
Së fundi, ai ka marrë në Angli edhe të dashurën e tij, 18-vjeçaren Isabel Haugseng Johansen, e cila frekuentonte shkollën e mesme në Bryne, të cilën tashmë e ndjek online, me leje të mësueses së saj.
“Daily Mail” e cilëson atë si vajzën më me fat në Bryne, e cila u largua nga qyteti i vogël në jugperëndim të Norvegjisë për të jetuar tashmë me të dashurin e saj në Manchester të Anglisë.
Media angleze shkruan se vetëm pak javë më parë, ajo shkonte në shkollë me biçikletë dhe hante sanduiç në mensën e shkollës, ndërsa tashmë ajo lëviz me një Rolls-Royce Cullinan, 400 mijë paund, me shofer personal dhe frekuenton restorantet më të shtrenjta të qytetit, duke iu shmangur në maksimum paparacëve dhe fansave të futbollistit.
Deri tani, Haaland po justifikon në maksimum besimin e klubit dhe 900 mijë paund në javë, teksa ka realizuar më shumë se 50 gola në të gjitha kompeticionet.