Teksa Efi ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother e po përballet me sherre e debate, tani Instagramin e saj kanë tentuar ta vjedhin.

Personi që menaxhon profilin e Efit në Instagram e ka bërë private këtë llogari dhe shkruan se “ka pasur tentativa për hakim dhe përpjekje për t’i blerë ndjekës fallco’.

Kujtojmë që Efi së fundmi ka qenë shumë e komentuar për shkak të debatit me Kiarën dhe Luizin. Ajo është shprehur e zhgënjyer nga Luizi, duke thënë se nuk e priste që ai të distancohej pas hyrjes së saj.