Nga mitologjia greke “Orfeu zbret në ferr” në skenën e Teatrit Kombëtar… Tri aktet e Tennessee Williams, me regji të Nastazja Domaradzka çelin sezonin e kësaj skene, duke e mbështjellë dramën me këllëfin e realitetit e historisë vendase…

Emrat më të mirë të skenës teatrore vendase, thyejnë skemat e teatrit natyralist, të ndihmuar nga liria e improvizimit… Regjisorja, ka thërritur në lojë konceptet e bashkëkombësit, polakut Grotoëski, dhe interpretimet kapërcejnë kufijtë e shpirtërores dhe fizikes.

Sfondin historik të kësaj vepre në Teatrin Kombëtar e shoqëron, mungesa e lirisë. Në fillimvitet ’70 regjisori Mihallaq Luarasi tentoi ta vinte në skenë, por shfaqja u ndalua që në prova… Aktorët e rikthejnë në shtëpi në këto ditë, me një qasje moderne e eksperimentale… edhe si një sinjal shprese se ndoshta arti mund të shpëtojë nga urrejtja e dëshpërimi…

Muzika, thelbësore në mitin e “Orfeut” që mahniste të gjithë me lirën e tij, integrohet në shfaqje përmes kompozitores Rona Castrioti…

Pushteti, korrupsioni, krimet, kompromiset deri në privim lirie, intriga e thashetheme, në Teatër publiku përjeton në çdo akt, apo dekadë, dilemën nëse dashuria do të mund t’i mbijetojë trysnisë së këtij realiteti… Simbolika e tri ‘Orfeve’ shoqëron lojën… si një tjetër përpjekje për të rifituar lirinë, ose grimca të saj…

Dashuria mbetet kryetema, Orfeu e kërkon edhe postmortum nimfën e tij, duke ndërmarrë rrugën për në Hades për ta rikthyer… Publiku pret ribashkimin, qoftë edhe të shpirtrave të tyre…