OSBE ka reaguar një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore të 14 majit. Në një mesazh të publikuar së fundmi, OSBE shprehet se ka ende shumë punë të bërë dhe se presin presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe të hapur ku konkurrimi politik të jetë konstruktiv dhe në zbatim të ligjit.

Po ashtu theksohet se fushata duhet t’u përmbahet standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të ODIHR-it.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i plotë:

Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit.

Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!