Me Napolin që po përgatitet për të fituar kampionatin e tretë pas 33 vitesh pritjeje, kurioziteti po rritet për maskën e re të Osimhen-it për të festuar arritjen. Qendërsulmuesi nigerian ishte një nga protagonistët më të mëdhenj të vitit të skuadrës së Spallettit.
Roberto Ruggero i Ortopedia Ruggero, mjeku që bëri maskën e Osimhen, foli në emisionin “Si Gonfia La Rete” në Radio CRC për të zbuluar disa prapaskena:
“Nuk e di akoma, a do ta veshë të renë nesër apo pasi të ketë fituar titullin. Ai ishte shumë i interesuar që t’ia dorëzonim sot në Castelvolturno. Ne kemi dhuruar shumë, kemi bërë 5000 edhe për fëmijët.
“Vetë Osimhen donte t’i dërgonte në Belgjikë për një ankand bamirësie, kur i humbi maska në Nigeri, na thirri menjëherë për të marrë një të re.
“Ai është shëruar tani, por ndihet shumë më i sigurt dhe më i mbrojtur duke e mbajtur. Ne bëjmë shaka duke thënë se ai ka superfuqi. Tani është bërë virale dhe edhe ai e mban atë si një objekt fatsjellës. Përtej vlerës folklorike, është bërë një e simbol i vërtetë për Napolin”.