Pas më shumë se 15 muajve luftë dhe shpenzime të mëdha për të marrë Partinë Demokratike, Sali Berisha është dorëzuar duke u antarësuar te partia e Ilir Metajt, PL, ish-LSI-ja.

Lajmi ka dalë pas depozitimit të një kërkese që sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Brahimllari, bëri në KAS. Brahimllari dhe jo Ilir Metaj apo Petrit Vasili, e ka emëruar Berishën kryetar të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që udhëhiqet nga PL dhe kërkon regjistrimin.

Faktikisht Sali Berisha deri më sot nuk rezulton anëtar i ndonjë partie që nga Kuvendi i dhjetorit 2021 i PD, i cili e përjshtoi. Edhe pse drejton lëvizjen e “Rithemelimit”, Sali Berisha që pas vendimit të Apelit për legjimitetin e PD, nuk është as kryetar dhe as anëtar i ndonjë force politike legale.

Duke u zgjedhur kryetar i koalicionit nga sekretari i përgjithshëm i PL, Berisha automatikisht shndërrohet në anëtar të kësaj force, e cila deri përpara pak muajve quhej Lëvizja Socialiste për Integrim dhe përpara se të dilte në opozitë ishte në bashkëqeverisje me PS.

Kjo lëvizje e fortë taktike e Berishës, do të jetë e treta që kur ju fut politikës në moshë të re. Fillimisht u pranua si komunist dhe anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ku bëri karierë të suksesshme deri në vitin 1990.

Partia e dytë do të ishte Partia Demokratike prej së cilës u bë president dhe dy herë kryeministër. Pas përjashtimit nga PD si person “non grata” nga aleati strategjik i saj SHBA dhe si përfaqësues i pjesës së errët të partisë dhe Shqipërisë, LSI, do të jetë partia e tretë ku Sali Berisha në moshë të thyer po aderon./Alfapress.al