Janë prezantuar emrat e këshilltarëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit të Partisë Socialiste të Maliqit, në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Ka qënë vet drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi se bashku me deputet e zonës të cilët kanë përshëndetur zgjedhjen e Topçiut për të përfshirë njerëz të profesioneve të ndryshme, të cilët përfaqësojnë denjësisht kërkesat e banorëve të Maliqit.
“Gëzim Topçiu është njeriu i vlerave dhe virtyteve, njeriu i punës dhe jo premtimeve elektorale. Vitet e drejtimit të Maliqit i ka mbi supe, ashtu si përgjegjësia për të fituar përsëri këto zgjedhje. Jemi të kënaqur me performancen e tij si një nga kryetarët me aktive në komunitet dhe parti, ndaj mbështetja ime dhe e PS është e pakursyer ndaj njeriut të punës ”
Përballë Topçiut në 14 Maj do të jetë Alfred Gega, i besuar i Berishës, i cili ende nuk ka dalë në fushatë aktive, teksa përflitet se do të tërhiqet edhe nga gara