Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.14 në rrugën Partizani, ku automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.Sh që ishte i parkuar, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2023, rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.