Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve. Ai më 8 prill u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare.
Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet”, tha Borrell përmes një deklarate.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”, shtoi ai.
Gjatë këtij muaji janë disa festa fetare, sikurse Muaji i shenjtë i Ramazanit, Pashkët hebreje dhe ato krishtere.