Një konflikt i nisur në Tik Tok, përfundoi me nxjerrje armësh mes tërinjve në Durrës. Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit 4 të rinj u konlfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në Tik-Tok.
Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25-vjeç pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.
Policia ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund të fshihet 25-vjeçari.
Gjithashtu janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, për të mos lejuar largimin e tij jashtë vendit.
Burime policore bëjnë të ditur se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë.
Nga të shtënat mbeti i plagosur kushëriri i Marios i identifikuar nga policia si Jurgen Vrioni dhe shoku i tyre Arben Haxhiu.
Pas ndihmës mjekësore Jurgen Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Arben Haxhiu vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja u regjistrua në lagjen 10 të Durrësit, pas mesnate.
Nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit.
Duke ndjerë rrezikun, Mario ka marrë kushëririn e tij, Jurgenin dhe shokun e tyre të përbashkët Arben Haxhiun për t’u ballafaqur me Mansakun.
Kur ka shkuar në vendin ku e kishin lënë takimin, sipas deklaratës së tyre, Mansaku, që njihet dhe si shok i reperit Klevio, sapo i ka parë që janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.
Dyshohet se dy të rinjtë u plagosën lehtë nga një plumb rikoshet.