Tri krerët e shteteve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë përmendur sot disa nga nismat për Ballkanin e Hapur. Në to përfshiheshin, evenimente, panaire, një ditë pa kufi etj. Të tre udhëheqësit e shteteve, Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç thanë se qëllimi është krijimi i një Ballkani të Hapur dhe se termi kufi duhet t’i përkasë së shkuarës, mentalitetit të vjetër që i ndan shtetet. Vuçiç u shpreh se qytetarë kanë nevojë për standarde jetese dhe me nivelet e duhura dhe për këtë gjë ekonomia është thelbi.
“A mund ta themi vetëm me një fjali? Muajin e ardhshëm do të takohemi diku në Serbi dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme sepse Dimitari ka bërë shumë gjëra këto kohë për çështjet tona e do të shohim se ku do të organizohemi në qershor, diku tjetër në rajon pastaj kemi panairin e bukës, pastaj panairin e verës, por ndërkohë nëse mund ta zbuloj këtë sekret?.”- tha Vuçiç
“Dua të shtoj diçka. Së pari, sot patëm një takim shumë të frytshëm me të dy kolegët. Aktualisht ndamë kalendarët e të gjitha evenimenteve që kemi në plan. Këto evenimente duam të jenë evenimente të Ballkanit të hapur kështu që kemi një eveniment mjaft të mirë të prodhuesve të vegjël ushqimor në Shkup që tashmë do jetë i hapur për prodhuesit e vegjël ushqimor të Shqipërisë dhe ata të Serbisë. Ajo çka tha presidenti Vuccicc është se kur kemi një eveniment të tillë apo evenimente të ngjashme sepse jemi në organizim e sipër edhe të një panairi ajror të madh në Shkup ku do ketë avionë që vijnë nga shumë vende, por po kështu edhe nga Serbia. Ka dhe një gjë që dua tua zbuloj, ka dy avionë të muzeut teknik ushtarak që mbajnë emrin e ushtrisë tonë dhe njeri prej tyre do të kthehet më në fund në Shkup dhe për këtë dua të falënderoj presidentin Vuccicc, ministrat përkatës, si dhe drejtuesit e muzeut. Më pas, do të bëjmë atë çfarë është zbuluar në shtyp tashmë, atë që u tha, të organizojmë një ditë pa kufi në mënyrë që qytetarët tanë të kalojnë kufirin, ndërkohë që të gjithë trarët janë të hapur. Pra, kjo është ajo çka mendoj unë të shohim, që një ditë ata mund të kalojnë kufirin pa pasur faktikisht një kufi..”- tha Kovacevski.
Me shaka, Rama u shpreh se ky tejkalim për kufinjtë e hapur nuk ka mbetur pezull. Edhe pse ka patur takime të pakta, puna vijon.
“Nëqoftëse me ngadalësim të Ballkanit të Hapur nënkuptoni më pak takime, ndërkohë po, mbase kemi pasur më pak takime, por kjo nuk nënkupton që nuk kemi qenë, duke komunikuar edhe duke parë zbatimin e nismës. Dhe ndërkohë kemi hedhur hapa mjaft të rëndësishme që janë hedhur nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut që ratifikon të gjitha marrëveshjet dhe kjo ishte shumë shumë e rëndësishme.”- tha Rama