Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se platforma elektronike për forcimin e monitorimit të financimit për partitë politike, nuk do të zgjidhe të gjithë problemet me financimin e subjekteve, por do të ndihmojë për një mbikëqyrje efikase.
Ai tha se qëllimi i platformës është përmirësimi i shërbimit dhe cilësinë e të dhënave të cilat do të sigurohen më lehtësisht.
“Projekti i digjitalizimit mbetet nje nga projektet më të rëndësishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në thelb synohet mbështetja e KQZ për raportimin dhe monitorimin e financimit të partive. Platforma nuk është mekanizmi që zgjidh problemin me financimin e partive, por ndihmon administrimin dhe mbikëqyrje efikase.
Kjo platformë krijon një mundësi të mirë të administrimit të të ardhurave të partive politike. Nëpërmjet saj mundësohet një mbikëqyrje efikase për të gjitha
Platforma në tërësinë e vetë ka qëllim të përmirësojë aksesin në informacione, të përmirësojë shërbimin dhe cilësinë e të dhënave, të reduktojë kohën e punës si për raportuesit ashtu edhe për verifikuesit. Të mbështesë përpunimin e të dhënave lehtësisht, të cilët mund të kenë akses në sistem. Të rrisë sigurinë e informacionit, do të mbrohen nga një akses i autorizuar me masa të caktuara sigurie”- u shpreh Celibashi.