Kandidati për kryebashkiakun e Tiranës, Belind Këlliçi ka shkaktuar shumë zhurmë gjatë ditës së djeshme, pasi publikoi disa postera, në të cilat shfaqej me dy gishtat e mesit. Këto postera që u vendosën në rrugët e kryeqytetit kanë fyer shumë qytetarë të ndryshëm. Madje, njëri prej tyre ka reaguar edhe në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”.
Qytetari e ka konsideruar një skandal për popullin, pasi ky person në të ardhmen mund të përfaqësojë qytetarët.
“Mirëmëngjesi Bashkim! Doja të përfshihesha edhe unë në këto çështjet politike, se rrallë ndodh. Me thënë të drejtën, nqf se është e vërtetë ajo që ka dal nëpër media, posterat e atij zotërisë që ka dal me gishtat përpjetë me të vërtetë është një skandal për popullin se kujt i tregon gishtin dhe kush do ta përfaqësoj popullin. Është me gjithë mend për të vënë duart në kokë, nqf se janë të vërteta këto foto”, tha telefonuesi.