Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori lidhur me posterin jo etik të kandidatit të çiftit Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Rama u shpreh se asgjë nuk i bën përshtypje posteri e madje as dëftesa e munguar e një kandidati opozite.
Rama u shpreh se problemi më i madh i tyre është se janë thjesht kukulla të kalbësirës politike, pa mision, pa vizion dhe vetëm pjesë e interesave personale të kalbësirave politike.
“Nuk kam koment sepse është një humbje kohe dhe është një lloj ofendimi për votuesit që të merren në konsideratë që të trajtohen individë, të cilëve përveç dëftesave të shkollës që u mungon, gishtat e mesit që i ngatërrojnë për ndonjë mision. Mua s’më bën përshtypje, këta njerëz kanë problem shumë të madh, këta njerëz janë parfumi për zorrën qorre, janë maska, janë kukulla, dhe jo për një zorrë qorre që thjesht përfaqëson një alternativë të kalbur, por për një zorrë qorre që është apendiciti i Shqipërisë. Mund të mos kesh dëftesën, mund ta ngresh gishtin e mesit… ok… këto janë gjëra që kalojnë. Po ti japësh fytytën, surrateve të së shkuarës që janë aty për interesat e tyre personale kjo është e pa votueshme dhe e pa tolerueshme.”- tha Rama.