Posteri me gishtin e mesit lartë në rrugët e kryeqytetit, ka sjell reagime të shumta te qytetarët.
Në poster Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë.

Veprim ky që nuk u prit aspak mirë nga “Xhamitë e Tiranës”. Këta të fundit përmes një deklarate bën thirrje për reflektim, sa i takon rëndësisë së kodit etik në procesin e zgjedhjeve. I pyetur në një intervistë televizive ai është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës

Përgjigja e Këlliçit:

Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën ndaj korrupsionit të Bashkisë Tiranë. Korrupsioni është gangrena e shoqërisë sonë ndaj dhe lufta ndaj këtij fenomeni është në krye të axhendës sime. Me çdo mjet të mundshëm.