Ish gjyqtari i Tiranës Neritan Cena, i cili ka qenë edhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme. Trupa gjyqësore e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, anëtarë, konfirmuan unanimisht vendimin e KPK-së
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Cena shfaqi probleme me justifikimin e pasurisë, e cila solli edhe shkarkimin e tij.
Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.