Kryeministri Edi Rama është prononcuar nga Verona, për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së që do të nisë nesër në Hagë. Rama tha se ai e ka dhënë komentin e tij për këtë çështje duke përsëritur se ka diçka shumë të madhe që nuk shkon në këtë proces.

Rama tha se kjo situatë e bën të mendojë që mos vallë pas pak vitesh edhe presidenti i Ukrainës do të jetë në këtë situatë edhe pse rolet nuk janë krejtësisht të njëjta.

“Komenti im është i njohur. Ka diçka shumë të madhe që nuk shkon në këtë proces, pa dashur të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë dhe pavarësinë e një gjykate e cila është formuar voton e parlamentit të Kosovës, thjesht mbeten i mahnitur në sensin me negativ me faktin që udhëheqësi i një lëvizje çlirimtare, popullore dhe jo një ushtrie të organizuar, ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë, akuzohen si kriminel lufte.

Vetë presidenti i SHBA, Joe Biden e pagëzoi si George Ëashingtonin e Kosovës, është sot prej një kohe të gjata prapa hekurave. I marrë si president në detyrë dhe i mbyllur brenda pa akuzë për një periudhë disa vjeçare, gjë që është jashtë cdo imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare.

Dhe do të duhet të përballet me një proces që mua më bën të mendoj, mos vallë ky do të jetë fati i Zelensky-t pas dy vitesh edhe pse Zelensky është një komandant të një ushtrie të rregullt”, tha ndër të tjera Rama.