Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se mitingu hapës i fushatës së koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ mes Berishës dhe Metës pritet të kushtojë 1 mln euro.

Muça u shpreh se kjo bie në kundërshtim të plotë më atë që thonë në çdo takim 2 liderët, ku u qajnë hallin shqiptarëve se nuk kanë lekët të hanë bukë.

“Po ajo që ndodh sot është se bota prej kohësh është nën efektin e një krizë dhe në këto kushte PS po e trajton si një moment kur nuk duhet të kemi shpenzime luksi dhe të shihemi nga publiku si një forcë politike që mban përgjegjësi.

Kanë një strategji komunikimi dhe duan të tregojnë se janë të përgjegjshëm. E kundërta po ndodh në koalicionin Meta-Berisha, ku po bëhen evente që kushtojnë nga 10 mijë në 1 mln euro siç do jetë mitingu i nesërm në stadium.

Ata ulërasin nga Kukësi në Ersekë se shqiptarët po vdesin për bukë dhe po këta shqiptarë dhe demokratë jepkan 1 mln euro që doktori të zhvillojë takime të jashtëzakonshme në stadium”, tha Muça.