Luizi dhe Efi janë dy finalistët e parë të Big Brother VIP. Ata po zgjedhin që të mos përplasen më me njëri-tjetrin. Pas daljes së Kiarës dhe Bledit, dyshja qëndron në distancë duke shmangur debatet.
Këtë e ka komentuar Kristi, sipas të cilit kanë frikë të debatojnë me njëri-tjetrin sepse mund të faktorizojnë lojën dhe të ndikojnë në fitore.
“Keni fitoren të sigurt, keni frikë të debatoni me njëri-tjetrin që të mos faktorizoni njëri-tjetrin…”, tha Kristi.
Efi iu përgjigj se nuk është e frikësuar por kur nuk i bie askush në qafë nuk ka pse nxit debat apo sjell situata të vjetra.