Nga Ilir Beqaj/

Ditët e fundit, me të drejtë, ka diskutime publike lidhur me forcimin e lekut kundrejt euros dhe monedhave të tjera të forta.

Duke mos marrë përsipër të bëj një analizë shterruese, po përpiqem të sjell disa argumenta shtesë bazuar në të dhëna publike zyrtare të tremujorit të parë 2023 pasi kam përshtypjen sepse i kanë munguar diskutimeve publike të deritanishme.

Tregëtia me Jashtë

Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2023 eksportet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 janë rritur me 2,5 %. Ndërsa importet janë rritur me 0,5 %. Kjo ka sjellë që defiçiti tregëtar në terma absolutë të jetë 85 miliardë lekë nga 87 miliardë lek të në të njëjtën periudhë të 2022.

Për të përballuar këtë defiçit në plotësimin e nevojave për import do të duhet të përdoret monedha e huaj që hyn në vend nga jashtë.

Turizimi

Një nga burimet kryesore për ekonominë shqipotare në dekadën e fundit është treprica kreditore e sektorit të turizimit (dmth diferenca midis të ardhurave nga vizitorët e huaj me shpenzimet që bëjnë shqiptarët kur udhëtojë jashtë vendit).

Flukset hyrëse dhe dalëse të udhëtarëve në tremujorin e parë 2023, sipas të dhënave të INSTAT janë në tabelën e mëposhtme:

3M I 2022 2023

Hyrje te huaj 671,210 1,070,564. 159%

Dalje shqiptare 1,053,690. 1,394,250. 132%

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, struktura e flukseve turistike të mësipërme në tremujorin e parë 2022 ka sjellë një tepricë kreditore me 85 mln euro. Të dhënat për tremujorin e parë 2023 bëhen publike në mes të muajit qershor 2023, por bazuar në të dhënat e mëspiërme mund të arsyetojmë se në tremujorin e parë 2023 teprica kreditore pritet të jetë rreth 225 mln euro. Pra kemi vetëm nga turizimi në tremujorin e parë 2023 rreth 140 mln euro më shumë se në 2022. Kjo shumë parash përdoret edhe për të plotësuar nevojat e defiçitit tregëtar.

Dërgesat e emigrantëve

Edhe këto në vite janë një burim jo i parëndësishëm i monedhave të forta që hyjnë në vend. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë në 4 vitet e fundit, 2019 – 2022 paraqitet:

3M I Remitanca

2019 150

2022 153

2021 169

2022 184

Nëse lëmë mënjanë veçantinë e vitit 2020 (COVID 19), duke qënë se vazhdon prirja rritëse e dërgesave të emigratëve vit pas viti mund të arsyetojmë se gjatë tremujorit të parë 2023 kanë hyrë në vend të paktën 195 milionë euro.

Eksporti i shërbimeve digjitale

Po sipas bankës së Shqipërisë në vitet e fundit vihet re një prirje rritëse e qëndrueshme e shërbimeve digjitale që ofrohen në Shqipëri më destinacion eksportet. Në bazë vjetore në 2022 janë rreth 150 milionë euro, ndërkohë që janë rreth 95 milionë euro në 2021. Në tremujorin e parë 2022 kanë qënë 35 milionë euro kështu që mund të arsyetojmë që të tremujorin e parë 2023 të jenë rreth 45 milionë euro.

Bilanci Fiskal

Nga ana e faktorëve të tjerë të kërkesës për monedha të huaja, të paktën qeveria nuk rezulton të ketë ardhura me kërkesa të reja më të mëdha krahasura me 2022.

3M I 2022. 2023

Te ardhura 139,408 155,676 111.7%

Shpenzime 117,523 125,443 106.7%

Balanca 21,885 30,233 138.1%

Të ardhurat janë rritur me 11,7 % krahasuar me 2022, ndërsa shpenzimet me 6,7 %. Kjo ka sjellë që bilanci fiskal i qeverisë të jetë pozitiv me rreth 30 miliardë lekë, madje rreth 38 % më i madh se në 2022.

Kredia për sektorin privat

Duke qënë se normat e interesit kanë pësuar një rritje jo të vogël në 12 muajt e fundit vihet re një frenim i kërkesës për kredi të reja në valutë.

Bazuar në sa më sipër, mendoj se përqëndrimi i arsyetimeve se forcimi e lekut vjen vetëm nga zhvillimet në ekonominë inofrmale tregon për shterpësi në analizë.