Luizi është surprizuar mbrëmjen e djeshme nga nëna e tij, e cila ka ardhur nga Amerika për të takuar të birin pas më shumë se 100 ditëve.
Mes shumë pyetjeve në një bisedë të shkurtër më nënë e tij, Luizi nuk harroi të pyeste këtë të fundit nëse është takuar jashtë me Kiarën. Anxhelina ia bëri si me shenjë, por nuk foli pasi kjo konsiderohet si informacion nga jashtë.Por, ditën e sotme, është publikuar fotoja e tyre, ku janë parë bashkë duke shuar kështu zërat se mes tyre mund të ishte një marrëdhënie jo e mirë.Në foto shihet Kiara dhe nëna e Luizit, kjo u vërtetua edhe nga postimi i nKiarës më vonë në instagram ku shihet që ka veshur të njejtin xhup si në foto.
Këto aludime u nxitën nga reagimi i kunatit të Luzit, pasi ai ka dalë kundër vendimit të Kiarës për ti hapur një instagram të ri Luizit.