Qeveria detajon rregullat për financimin e qirasë së zyrave për partitë politike, të cilat tashmë s’mund të marrin financim për më shumë se 61 zyra lokale dhe 1 qendrore. Në vendimin e publikuar të enjten, shteti financon qiranë e ndërtesës për partitë politike për një sipërfaqe jo më shumë se 100 m2 për selinë qendrore dhe jo më shumë se 50 m2 për zyrat vendore të partisë politike, për një vlerë jo më shumë se 1 000 lekë/m2 në muaj për zyra me pajisje dhe jo më shumë se 750 lekë/m2 në muaj për zyra pa pajisje.
Vendimi i qeverisë vjen në zbatim të ligjit për partitë politike, ku detajet dhe rregullat e financimit të partive politike për marrjen me qira të zyrave përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.
Në rregullat e reja të miratuara, partitë politike fituese të së drejtës për të marrë financim për qiranë e zyrës duhet të kenë marrë të paktën mbi 1% të votave në tre zgjedhjet e fundit. Kërkesa dërgohet në Ministrinë e Brendshme dhe në brendësi të saj duhet të ketë vërtetimin e KQZ për rezultatin zgjedhor të tre zgjedhjeve të fundit të partisë politike dhe vërtetimin nga Kuvendit të numrit të deputetëve me të cilën përfaqësohet në parlament partia politike.
Në rregullat e përcaktuara nga qeveria, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave vlerësojnë nëse ka prona të lira në pronësi të shtetit për t’ia kaluar partinë politike, nëse nuk gjenden, atëherë partitë politike duhet ta gjejnë vetë dhe ti dërgojnë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave detajet e marrëveshjes së qiranë. Qeveria në këtë rast financon qiranë për një sipërfaqe jo më shumë se 100 m2 për selinë qendrore dhe jo më shumë se 50 m2 për zyrat vendore të partisë politike, për një vlerë jo më shumë se 1 000 lekë/m2 në muaj për zyra me pajisje dhe jo më shumë se 750 lekë/m2 në muaj për zyra pa pajisje.
Vendimi i qeverisë vjen në kuadër të nenit 22 të ligjit për partitë politike, ku saktësohet rregullat e hollësishme të financimit të partive politike për zyra, vendosen me vendim të Këshillit të Ministrave.