Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes në Kryesinë e PS, ka çelur fushatën në sheshin para Bashkisë së Tiranës, përpara deputetëve të tij.
Rama bëri një përmbledhje të mandateve që ka fituar, si edhe arritjet që ka realizuar gjatë këtyre viteve, por nuk la pas as krahasimet me kundërshtarët.
Rama u ndal edhe tek premtimet, dhe nuk la pa përmendur rritjen e pagave mesatare 900 euro, në fillim të vitit 2024.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek paga minimale, ku theksoi se ajo do të jetë të paktën 60 mijë lekë.