Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një postim në rrjetin social “facebook” ko thotë disa fjalë për podkastin e tij “FLASIM” që pritet të nisë së shpejti.

Rama shprehet se kjo do të jetë një eksperiencë e re për të dhe shton se të ftuar do të jenë njerëz të ndryshëm, të njohur ose të panjohur, madje edhe kundërshtarë, nësa këta të fundit do ta pranojnë ftesën.

“Flasim, është një eksperiencë e re për mua dhe ju. Flasim është Podkasti im, i menduar për të folur lirshëm, në praninë tuaj, me njerëz të njohur, a të panjohur. Me personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias. Shqiptarë të huaj miqësorë apo jo ndaj meje, por edhe protagonistë të tjerë shqiptarë, aty ku nuk hynë sytë e vëmendjes publike. Madje edhe kundërshtarë, pse jo, nëse pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira. Flasim”, thotë Rama.