Teksa bëri një inspektim në disa kompani të ndryshme në Parkun e Ri Industrial, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë thirrjen për paga sa më dinjitoze për punonjësit shqiptarë. Kreu i qeverisë theksoi se brenda vitit 2025 synojnë që ta çojnë pagën minimale në 45 mijë lekë.
Megjithatë, kryeministri shtoi se objektivi është që ta rrisin pagën minimale në 60 mijë sa më shpejt.
“Objektivi ynë është 60 mijë lekë. 40 mijë e kemi tani do ta çojmë 45 mijë brenda 2025. Duhet të kapim 60 patjetër. Problemi është se nëse do të mbijetosh sot në biznes po nuk dhe një pagë dinjitoze, e arsyeshme në standartet e ekonomisë tonë, nuk mbijeton dot.”, tha Rama.