Shkrimtarja dhe artistja e njohur, Ornela Vorpsi ka sqaruar deklaratën e bërë disa vite më parë ku tha se kryeministri Edi Rama aso kohe magjepsi Parisin.
Në një intervistë ndryshe nga herët e tjera, përballë gazetares Beti Njuma, Vorpsi tha se kryeministri Rama njohu vetëm ajkën e Parisit dhe magjepsi burra dhe gra pasi sipas artistet ai ishte më mashkulloi ndër ta, sepse francezët janë më femërore, të imët dhe të vegjël. Gjithashtu shkrimtarja tha se Rama ka magjepsur edhe shqiptarët pasi janë vetë ata të cilët e kanë zgjedhur tre herë për Kryeministër dhe dy herë për Kryetar Bashkie, duke e bërë kështu politikanin më të votuar.
“Kur thashë se Edi magjepsi Parisin, Alban Dudushi tha pse gjithë Parisin takoi ajo, një pyetje jashtë mase budallaqe.
Objektivisht nuk takohet e gjitha Tirana, por Edi në ato vite nga puna e arti që bënte, nga letërsia dhe filozofët që ai lexonte jo vetëm që nuk njohu gjithë Parisin, por Edi njohu vetëm ajkën e Parisin dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, sepse francezët janë shumë femërore, të imët e të vegjël.
Do të kisha shumë dëshira ta thoja se kjo ishte shumë e vërtetë sepse ai ishte aso kohe 33 vjeç. Dhe doja të thoja se Edi ka magjepsur Shqipërinë, Shqipëria e ka zgjedhur për herë të tretë kryeministër, 2 herë e ka zgjedhur në bashkinë e Tiranës. Kush e zgjodhi Edi Ramën, Franca apo Italia? Shqiptarët vetë e zgjodhën”, tha ajo.