“Shikojeni ku kanë qeverisur ata, e kuptoj që nuk jemi njësoj. Nuk gjej dot një bashki a komunë qe e kanë pasur 4 apo 14 vjet dhe të thonë ‘shiko sa mirë e kemi bërë’. Shkodrën e kanë pasur 33 vjet, sot është bashkia më e prapambetur e Shqipërisë. Akoma me plehra. Shikoje Patosin, ka shumë nevoja dhe mundësi më pak por është i pastër, nuk shikon plehra asgjëkund, sepse ka shumë rëndësi që i është gjetur punës njeriu, jo njeriut puna.

Më thoshin ky në Tiranë, kandidati s’kishte dokumentet e shkollës së mesme, un nuk habitem, un habitem me ata që habiten. Më duket normale, mish për top për zorrën qorre. Këtë javë e kam mësuar që quhet zorra qorre, më të poshtër s’ka. Ku dinë ata, a mbani mend ç’bënë me Tiranën, ku dinë ata, e futën në frigorifer për 4 vjet.

Vetëm mbushej me plehra, janë njësoj nuk dinë. Shqipëria sot është një vend që respektohet, nuk ka më të shkojë të ulet në tryeza me të huajt dhe të mbajë pantallonat. Jemi më pak të zhvilluar, por në tavolinë jemi të barabartë. Shikoni si po rritet turizmi, eksportet, tani ça do bëni, do vëmë zorrën qorre, do heqim kokën do vëmë zorrën qorre të na shikojë bota për turp të dheut. Janë bërë bashkë të dyja anët e zorrës qorre, non grata dhe Like floriri thonë na jepni votën se se do ju sjellim demokracinë. Duan të marrin pengje, Amerika na ka vënë damkën ama jemi këtu. Vunë zorrën qorre duke i prerë kokën vetes”-tha Rama.