Tiranë, 5 Prill – Kryeministri z. Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se punimet për rehabilitimi e korpusit qendror pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.
“Po përfundojnë punimet në fazën e parë të ndërtimit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe më pas, këtë vit fillojmë dhe hapjen e kantierit për fazën e dytë të punimeve, për rehabilitimin e korpusit qendror. Punimet kanë ecur mirë, ne duam që në dhjetor të kemi përfunduar të gjithë investimin për këtë godinë”, tha Manastirliu.
Duke folur për fazën e dytë të investimit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh:
“Gjithë fizionomia e këti spitali shkon në të njëjtën linjë me korpusin qendror, edhe për nga lartësia, sistemet të gjitha janë të unifikuara. Do të ketë edhe lidhjen direkte me urën ekzisuese, e cila rehabilitohet tërësisht me korpusin qendror. Janë ruajtur edhe elementët e dritareve, pra që të jetë në të njëjtën linjë me fasadën. Ne kemi vendosur në buxhet dhe blerjen e pajisjeve, edhe mobilimin spitalor, që të bëhemi gati, teksa paralelisht fillon edhe rehabilitimi i korpusit qendror me buxhetin e këtij viti“, tha Ministrja Manastirliu.
Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” po ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike të stilit Litoral në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës. Ky investim është një kantier i madh prej mbi 6 mijë metër katror, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.
Home Lajme Aktualitet Rama-Manastirliu inspektojnë punimet në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Faza e parë përfundon brenda...