Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Elbasan në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, hodhi akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës duke thënë se e duan bashkinë e Elbasanit vetëm për ta mbajtur peng dhe jo për të punuar.
Duke e cilësuar Metën si “Like Floririrn”, Rama tha se ai i është afruar PD-së dhe PS-së i vetëm për të kafshuar pasuri nga trupi i partisë. “Si mund të votoni Like Floririn i cili sa herë i është afruar PD-së dhe partisë tonë i është afruar vetëm për të kafshuar pasuri nga trupi i partisë”-theksoi Rama. Duke folur për koalicionin Meta-Berisha, kreu i ekzekutivit tha se të dy janë individë të padëshiruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe se drejtësia nuk do harrojë për shkeljet që kanë bërë.
“Këta njerëz nuk kanë lidhje fare, as me të majtë dhe as me të djathtë dhe janë njerëz të padëshirueshëm për aleatët tanë strategjikë. Europa nuk e ka praktikën të shpallë non grata individëë të caktuar por nuk ia hap kurrë derën individëve që i nxjerr non grata SHBA.
Atëherë si mundet e gjithë ajo bashkësie njerëzish që besojnë tek e djathta të shkojnë pas një non gratë dhe të vendosin kryqin në fletën e votimit për Like Floririn. Luluci nuk ka lidhje me këtë, ai është marrë thjesht si aktor. Regjisorët janë dy njerëz për të cilët drejtësia vonon por nuk ka më asnjë shans të harrojë”- tha kryeministri. Në përfundim të takimit, ai u kërkoi vajzave dhe grave të votojnë për Gledian Llatjën për të vazhduar me zhvillimin e Elbasanit dhe jo të votojnë për koalicionin Meta-Berisha sepse në këtë mënyrë do kthehen prapa.