Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues dhe sipërmarrës në forumin ekonomik “Klima e Biznesit” tha se Evropa ndodhet në një moment kritik.

Rama: Kjo konferencë do të përfundojë me një gjë, vendosja në një dokument të shkruar dhe të plotësuar të atij që do të shërbejë si një plan konkret. Ky është një moment kritik për Evropën dhe për vendin tonë që as nuk bën përjashtim nga pjesa tjetër e Evropës. Është një luftë për krahun e punës që ne duhet me patjetër ta përballojmë dhe efekteve katastrofike të së cilës duhet patjetër t’i mbijetojmë nëse duam të vazhdojmë me sukses në këtë rrugë ku ka ndërhyrë ekonomia jonë, e cila është në një moment kthese shumë të rëndësishme. Arsyeja që rritëm pagat lidhet me këtë që sapo thash, kjo rrije në sektorin e publik do të japë një sërë efektesh pozitive, shpresoj shumë rritje në sektorin privat sepse sot sipërmarrja e gjitha e ndjen, me këdo që të flasësh të dëgjon mungesën e mjaftueshme e kapitalit njerëzor të mjaftueshëm. Krahu i lirë i punës nuk mund të jetë më një element , nuk mund të bëhet më biznes, kur nisën të hidhen themelet e fasonerive të para kishte vajza dhe gra që u ulën në ato fasoneri, sot ato janë në rrugën e daljes në pension gjithmonë e më shumë, pasi kanë punuar një punë goxha të vështirë të paguar pak. Duke u dhënë mundësinë sipërmarrësve që sot këtu mund të prodhoni për të gjitha firmat e mëdha me një kosto që nuk e gjeni asgjëkundi. Është një stuhi që sapo ka filluar dhe do të vijë duke u fuqizuar. Është një luftë me sekondin jo me ditën.