Qeveria po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester United për akademi futbolli në qytetin e Durrësit.
Ditën e sotme sipas mediave, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë. Sipas burimeve fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që Rama lajmëroi dy ditë më parë nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Burimet zbuluan se delegacioni Shqiptar do të zhvillojë takime në Manchester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchesterit!
Në këtë udhëtim, Rama do shoqërohet nga ministrja Evis Kushi, dhe kryebashkiakja Emirjana Sako.