Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure ka zhvilluar mbledhjen me kabinetin e qeverisë ku duket se në fokus ka qenë ecuria ekonomike.
Kreu i qeverisë është shprehur se vendi ynë tashmë ka dalë nga një kthesë e madhe dhe sipas tij është e rëndësishme që në këtë fazë ne të jemi të kujdesshëm dhe për faktin se po ndërmarrim reformën më të mëdha atë të rritjes së pagave.
“Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë element dhe pop dalim nga një kthesë e madhe nga plani ekonomin, ju i keni ndjekur raportin e fundit të Bankës Botërore dhe përpos analizës së qëndrueshmërisë së ekonomisë fakti që ne jemi në momentin që kemi nisur rritjen e pagave në këto 3 dekada, flet qartë për qëndrueshmërinë e ekonomisë. Prill më prill ka filluar dhe do të përfundojë kurba që do e çojë pagën mesatare në 900 euro dhe fakti që kemi rritjen e pagës minimale të programit elektoral të 2021 dhe të PD të asaj kohe që parashikohej 38 mijë lekë, ne tashmë e kemi 40 mijë lekë dhe në 2025 të shkojë 45 mijë lekë.
Gjithashtu pritet që në një kohë deri në fund të mandati 2030 të shkojë në 60 mijë lekë. Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore më 14 maj do të vendoset fuqia e bashkëpunimit mes dy qeverive atyre vendore me qendrore dhe askush nuk mund ta fshehë si struci që fut kokën në rërë se me 14 maj njerëzit duhet që të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë”, ka thënë Rama.