Kryesocialisti Edi Rama teksa prezantoi kandidatin Qerim Ismailaj për Mallakastrën, tha se kandidatët e PS kanë një avanatazh të pakonkurrueshëm Një sipas Ramës që janë shalqi me provë, që nënkupton se e kanë treguar veten në drejtimin e bashkive. Ndërkohë, Rama tha se nuk ka ‘kalë më të fortë se PS për të çuar vendin para’.
“Kanë dy avantazhe të pakonkurrueshme, janë kandidatë që janë shalqi me provë, ky është shalqi me provë edhe kastraveci i mirë është për sallatë por shalqi s’behët. Edhe kungulli i mirë është për të bërë byrek por shalqi nuk bëhet. Qërimi është shaqli me provë. Ka edhe një avantazh, ka edhe një shalqi më të madh me vete në Tiranë, që është po me provë. Të diskutosh zgjedhjen, mes kandidatëve tanë dhe mes kandidatëve të zorrës qorre është mos të jesh ne rregull fare, se nuk po shkon në stadium. Më të mirët nuk jemi, por kalë karroce më të fortë për ta çuar vendim para se PS nuk gjeni dot. Në fund zgjedhja është ca kali do marrësh për katër vjet. Nëse keni ndonjë dyshim merrini shikojini 1 nga 1 kuajt dhe e kuptoni vetë se kë duhet të vini për të udhëhequr karrocën”, tha Rama.