Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar posterin me Ilir Metën dhe Sali Berishën duke thënë se ata janë e shkuara ndërsa PS e ardhmja. Teksa komentonte, u shpreh se BE mund të mos ketë normë të shpalljes non grata si SHBA, por me bindje shprehet se asnjë derë e aleatëve nuk hapet për ta.
“Nuk e keni ndjekur me vëmendje atë që themi. Unë s’bëj asnjë krahasim se është ofendim për mua dhe socialistet që të bëj krahasime mes meje , ‘non gratave’ dhe një zorre qorre që është në trupin e Shqipërisë. Unë flas për sot, rrogat po rriten sot dhe siç nuk janë rritur kurrë. Në poster është e ardhmja dhe e shkuara. Kjo nuk ka lidhje me asgjë tjetër. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët tanë, ata i zgjedh vota. Ka një pjesë të shqiptarëve që fatkeqësisht duhet ti kishin drejtuar me kohë të merreshin me hallet e tyre e të merreshin me drejtësinë. Drejtësia vonon por s’harron e do të veprojë me patjetër. Ajo që më neverit është se këta njerëz kanë arritur të marrin me vete një pjesë të shqiptarëve në raport me miqësinë dhe aleatët tanë. Vërtetë BE s’ka normë të tillë si shpallja non grata por të jeni të sigurt që s’ka derë që nuk hapet askund për ta. Është çmenduri të diskutohet kjo gjë dhe njerëzit duhet të ndahen nga këta se është puna e një fryme, puna e një historie të dhimbshme që duhet patjetër të ndëshkohet nga shqiptarët”, tha Rama.