Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e Fierit këtë të martë.

Ai preku temën e rritjes së pagave në vend, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të ecin vetëm përpara.

Rama: Shikojeni se çfarë transforimi ka Fieri, ne po e transformojmë ekonomikisht, jemi ende në rrugë të duhur, duhet të shkojmë vetëm përpara, të ardhurat për frymë thuajse i kemi dyfishuar, nëse kemi arritur ta dyfishtojmë pagën minimale, të ngremë pagat siç po bëjmë siç nuk janë rritur kurrë dhe ta çojmë në 900 euro pagën mesatare në sektorin publik janë vetëm arsye për të qenë të motivuar për të ecur më tutje.