Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili u zgjodh në krye të shtetit duke rrëzuar nga froni pas 3 dekadash Milo Gjukanoviç-in.
Në një postim në Twitter, Rama thotë se mbështetja që mori nga zgjedhësit u ktheftë në më shumë mbarësi për Malin e Zi.
“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkroi Rama.