Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ishte ‘Open Balkan’, për të cilin Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair buke në fillim të vjeshtës dhe më pas panairi i verërave.

Ndërkohë Rama përmendi sërish rëndësinë e ‘Ballkanit të Hapur’ duke shtuar se shëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve. Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian.

Nga panairi më i madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë, Rama tha është hera e parë që prodhuesit e tre vendeve mund të shfaqin produktet e tyre në “ligën e madhe të kampionëve”.