Zbulohet identiteti i dy viktimave që përfunduan mbrëmë në lumin Shkumbin.

Arjan dhe Malinda Yze, 55 dhe 50 vjeç nga Devolli për arsye që ende nuk dihen përfunduan mbrëmë në lumin Shkumbin, por mjeti i tyre u vu re vetëm mëngjesin e sotëm nga kalimtarët e tjerë që njoftuan menjëherë Policinë e Shtetit.

Deri më tani nuk dihet se përse mund të ketë ndodhur aksidenti, shumë pranë fshatit Pishkash.