Sali Berisha komentoi per herë të parë paralajmërimet e të dërguarit të Uashingtonit se përcaktimi non grata nuk do të ndryshojë për të pavarësisht rezultatit që do marrë në zgjedhje.
“A ka kërkuar Sali Berisha ndryshim të vendimit? Jo, nuk ka kërkuar. Se si mund të ndryshojë vendimi, pa kërkuar i interesuari, unë këtë nuk e imagjinoj. Unë nuk kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Në qoftë se vizita më pëlqeu, intervista më pëlqeu edhe pak më shumë.”-tha Berisha. Por, ajo që nuk pëlqeu Sali Berisha nga intervista e Gabriel Escobar ishte mbrojtja që zyrtari i lartë amerikan i bëri diplomates amerikane, kur tha se Yuri Kim në do dalje të saj ka përcjelle mesazhin e shefave te saj politik.
“Përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri.”- tha Berisha.
Rithemelimi po i jep dorën e fundit përgatitjeve për çeljen e fushatës elektorale në të njëjtin end ku u ngjiz. “Do të thotë derë e burgut e hapur. I ftoj të gjithë shqiptarët nesër në ora 12.00 në arenën e Tiranës Air Albania e cila në fakt ajo duhet të ketë vetëm një emër: Arena e lirisë.”- tha Berisha.