Këngëtari Redon Makashi i ftuar në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan në Tv Klan ka shprehur dëshirën e tij të fëmijërisë për t’u bërë portier i ekipeve të futbollit.
Spiro: Gjithmonë artist doje të bëheshe?
Redon Makashi: Unë mendoja të bëhesha pak futbollist. Kur kam qenë i vogël sa ty, kam dashur gjithmonë të bëhesha portier në një ekip të Dinamos.
Redon Makashi kujtoi edhe një ndeshje futbolli të luajtur mes ekipit të artistëve shqiptarë dhe atyre italianë.
Redon Makashi: Ka qenë një ndeshje futbolli. Unë kam qenë gjithmonë portier me ekipet që luanim futboll. Ka qenë një gjë e çuditshme sepse ekipi jonë kombëtar i artistëve ka qenë 35 veta. Kurse ekipi italian që erdhi ka qenë prej gati 20 veta. Bëmë pak me hile sepse ne kemi marrë dhe Sul Demollarin në ekip, Ledio Panon, ka qenë dhe Tata i Partizanit që më dhuroi bluzën. Kanë qenë 3 lojtarë tamam futbolli sepse ekipi jonë i lojtarëve të artistëve çdo 10 minuta ndërrohej se lodheshim. U habitën italianët, po këta këngëtarët sa të fuqishëm qenkan, ata ishin futbollistë tamam.