Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për përcaktimin e renditjes se kandidatëve për Bashkinë e Tiranës në fletën e votimit.

Shorti ka përcaktuar të parin në listë, Arlind Qorin, kurse i dyti pas tij vjen Marko Dajti.

Dy kandidatët kryesorë, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi janë renditur përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Renditja e kandidatëve për Bashkinë Tiranë:
Arlind Qori
Marko Dajti
Lajla Pernaska
Erion Veliaj
Belind Këlliçi
Roland Bejko