Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu, ndërsa reshje dëbore ka në 800 metra mbi nivelin e detit.
Ndërsa në Qafën e Llogorasë kanë nisur reshjet e dëborës dhe temperaturat janë të ulëta. Edhe pse jemi në prill, moti ka marrë një kthesë të befasishme prej disa javësh. Borëpastrueset ndodhen në Llogora për hapjen e rrugës.