Empoli fitoi 1-0 me Leccen për javën e 28-të në Serie A. Vendasit iu falën golit të Caputos në minutën e 62, teksa një ndër më të mirët në fushë ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli.

I rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë grumbullimit të kuqezinjve për ndeshjen me Poloninë, Ismajli është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Sipas “SofaScore”, Ismajli vlerësohet me notën 7.6 dhe është krah emrave si Biraghi apo Gatti e Posch në prapavijë. Leao, Dybala, Diaz apo edhe Sanabria janë pjesë e formacionit të javës së 28-të në Serie A.