Prej disa ditësh të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linjën urbane Tiranë-Kamëz dhe anasjelltas dëgjojnë njtë sinjalizim audio ne shqip dhe anglisht që tregon stacionet përkatëse.

Sipas përfaqësuesve të transportit publik urban, ky sistem informimi përgjatë udhëtimit u vjen në ndihmë kategorive të caktuara por dhe turistëve të huaj.

Edhe pse ky shërbim ka kosto shtesë për operatorët e transportit, shërbimi cilësor mbetet me rëndësi për udhëtarët.

Përdorimi i sistemit audio ne shqip dhe anglisht në kryeqytet pritet të nxise edhe operatoret e tjerë të transportit për modernizimin me një risi të tillë.