Luiz Ejlli duket se po hap ‘thesin’ duke zbuluar detaje nga jeta e tij që askush nuk i dinte. Në një bisedë me Nitën ka zbuluar se ka pasur një jetë plot ulje-ngritje pasi pati gjithçka në një moshë të re dhe s’dinte ta menaxhonte.

Sipas tij, këtë eksperiencë në Big Brother do ta shfrytëzojë për t’u ringritur. Ai foli edhe në lidhje me Kiarën, për të cilën tha se tani do të krijojë një familje me të.

“Mu jeta m’i dha të tana. M’i dha në një moshë të re, që nuk dita me i shfrytëzu, s’disha ça kam, s’disha ça mund të arrij. Dhe po kjo jetë më rrëzoi, tani qëllimi im është me u ringrit. Se prandaj rrëzohemi në jetë, për me msu me u ringrit, po s’u ringrite…nëse do e arrij e di që do të jetë një gjë shumë e mirë. Se më kujtohet vetja ku kam qenë mirë, gabimet që kam bo, njerëzve që më kanë shfrytëzu, e sot në këtë moshë nuk mund të ndodhë më. Tani s’ka shans, plus që të thashë, tani jam në një fazë që çdo gjë e mendoj dyfish, për veten dhe për Kiarën. Se du me kriju familje me të, nuk du me mendu vetëm për veten, me vu dorën pas qafe edhe me nejt me u shtri. Prit se kam detyrime, jo se më detyron kush, por janë detyrime njerëzore, që i bëj me dashni, kështu që janë përgjegjësi, më duhet me i mendu dyfish”, u shpreh Luizi.