44.5% e qytetarëve mendojnë se gjërat në Bashkinë Tiranë po ecin në drejtimin e duhur, 14.1% mendojnë se gjërat po shkojnë njësoj dhe 40.3% mendojnë se po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Por kur i krahasojmë përgjigjet për të njëjtën pyetje ka pasur një ndryshim në 3 muajt e fundit. Në muajin shkurt 46.5% mendonin se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, por kjo shifër ka pasur një rritje në 49.8%, ndërsa në prill ka rënë në 44.5%. Ndërsa ata që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në muajin shkurt ishin 34.4%, në mars u bënë 35.1% dhe rritja vazhdoi duke shkuar në 40.3% në prill.
Barometri i ka pyetur qytetarët edhe se si po shkojnë gjërat në vendin tonë krahasuar me bashkinë Tiranë. 50.6% e shqiptarëve mendojnë se gjërat po shkojnë më mirë me Bashkinë Tiranë krahasuar me gjithë vendin. 31.2% e qytetarëve mendojnë se gjërat po shkojnë njëlloj si në vend ashtu edhe në Bashkinë Tiranë. Ndërsa 16.2% mendojnë se gjërat në Tiranë po shkojnë më keq se në vend. Por kur e shohim të njëjtën pyetje në tre muaj se a po shkojnë gjërat në Tiranë më mirë apo më keq se në vend, ka një ndryshim të qëndrimit të qytetarëve.
Qytetarët që mendojnë se gjërat në Bashkinë Tiranë po shkojnë më mirë se në vend në shkurt ishin 54%, në mars u bënë 55.4% dhe në prill shkuan 50.6% Ndërsa ata që mendojnë se gjërat në Bashkinë Tiranë po shkojnë më keq se në vend në shkurt ishin 15.9%, ndërkohë që në muajin mars dhe prill shifra nuk ka ndryshuar duke mbajtur vlerën e 16.2%.
27.4% e qytetarëve mendojnë se gjërat në Bashkinë Tiranë janë më mirë se 5 vite më parë. 29.7% e kryeqytetasve mendojnë se gjërat në Bashkinë Tiranë në 5 vitet e fundit janë njësoj, ndërsa 42.5% mendojnë se gjërat në këto 5 vite janë më keq se ishin më parë. Vlerësimi mesatar për Bashkinë Tiranë në 3 muajt e fundit ka pësuar një rënie nga 6.07% që ishte në shkurt, në 5.93 në Mars, duke shkuar në 5.83% në prill.