ë premten në Serinë A tre skuadrat e impenjuara në Champions luajtën ndeshjet e javës së 29-të. Napoli u rikthye menjehërë tek fitorja pas humbjes ndaj Milanit. Djemtë e Spalletit fituan në transfertë ndaj Lecces 2-1 dhe I afrohen edhe më shumë titullit kampion pasi kryesojnë me 74 pikë plotë 19 më shumë se Lazio e vednit të dytë. DiLOrenzio kaloi Napolin në avantazh me një gol me kokë ndërsa skuadra puljeze barazoi me Di Francesco. Gjithsesi Lecce ishte e pafat dhe Gallo shënoi në portën e tij duke I dhënë fitoren miqve. Napoli pas kësaj fitoreje është edhe më pranë titullit kampion.
Milani ngeci në barazim pa gola ndaj Empolit në “San Siro” dhe humbi mundësinë që të thellonte distancën nga Interi I vendit të katërt. Pjesa e parë ishte e vakët në raste e emocione ndërsa në të dytën Milani e këkroi më shumë golin por Florenzi u ndal në shtyllë dhe portiere ni miqve ishte në një ditë të mirë.Milani mban vebndin e tretë me 52 pikë.
Interi zhytet në krizë totale në kampionat ku nuk fiton prej katër ndeshjesh. Zikalëtrit barazuar në stadiumin Arechi ndaj Salernitanës 1-1 e mabjnë vendin e katërt por që mund të parakalohen nga Roma. Gosens kaloi Interin në avantazh në Salerno dhe skuiadra nga Milano pati pafund raste për të mbyllur llogaritë por nuk e bëri dicka të tillë. Një ish e ndëshkoi më pas në fund skuadrën e Inzgahit. Candreva edhe me fat barazoi në fund të takimit. Zikaltërit rrezikojnë seriozisht Championsin por trajneri është I bindur që do të kualifikohen.