Gjatë një sfide në lojën e BBV, Kristi pati një konflikt me Luizin. Gjatë lojës, Kristi sfidoi Ronaldon të shkruante që është gay gjë që Luzit nuk i pëlqeu dhe i kërkoi llogari.

Luizi e pyeti Kristin se përse ai tha se Ronaldo është gay. Kristi i tha Luizit se ai po e provokon me këtë pyetje dhe se nuk dinte çfarë përgjigje të jepte, prandaj u përgjigj me po.

Kristi e këshilloi Luizin të mbledhë skuadrën e tij, sepse ditë të zeza do vijnë për të. Ai shtoi se banaliteteve të tij do u vij fundi shumë shpejt dhe se ai po e prish rrugëtimin e tij duke bërë si burrë i mirë

Fjalët ofenduese nuk munguan sërish në debatin mes Luizit dhe Kristit. Ky i fundit i tha atij se është njeri pa karakter dhe interesaxhi i frikshëm, ndërsa Luizi i tha Kristit se ai pështyn aty ku ka ngrënë.