Nëse dikush përmend rastësisht në bisedat e tij se dëshiron të blejë makinë të re apo një laptop, nuk janë të pakta rastet kur brenda disa orësh në lajmet që ai ndjek në interneti të shikojë sugjerime pikërisht nga ato që ka biseduar në jetën reale. Ata betohen se nuk kanë folur me askënd tjetër përveç asaj bisede, por gjatë gjithë kohës celulari i tyre ka qenë në tavolinë.
Shumë e konsiderojnë situatën hipotetike, por shumë të tjerë dëshmojnë për situata të ngjashme çdo ditë, duke argumentuar se telefonët kanë dhe mikrofonë të brendshëm të cilat aplikacionet e ndryshme kanë të drejtë t’i përdorin. Deri tani forumet në rrjetet sociale janë plot me përdorues që përmendin eksperiencat e tyre për hasjen e reklamave te shenjestruara, për temat e bisedave kanë bërë në tryeza. Gazetarja Zoe Kleinman ka shkruar për këtë një raport teknologjie në rrjetin BBC, për një rast akoma më makabër. Gruaja sapo ishte informuar për vdekjen në aksident të një mikeshe të saj. Më pas në sugjerimet e kërkimeve të saj në internet dhe Google u shfaqën pikërisht viti, vendndodhja, aksidenti dhe emri i shoqes së saj të vdekur.
Në shumë raste të tilla kjo mbledhje e të dhënave përbën një shkelje të privatësisë. Në vitin 2019, rrjeti belg VRT News, kishte marrë në zotërim 1000 regjistrime vërash nga aplikacioni Google Assistant, në të cilat kishte informacione private si adresa, emra dhe njerëz.
Por a ekziston një teknologji kaq e gjerë dhe e frikshme? David Lodge e Ken Munro, të kompanive Pen Test Partners, kanë krijuar një aplikacion pikërisht për registrimin e gjithçkaje në afërsi të celularit me një mikrofon të brendshëm. Në intervistën e tyre me BBC, ata thanë e aplikacioni i tyre mund të bëjë të dërgohen reklama të personalizuara për përdoruesin.
Ndërkohë Facebook e Google, dy kompanitë më të mëdha të këtij sektori, mohojnë mbledhjen e informacioneve në forma të tilla. Facebook, tha për BBC se ndalon që kompanitë të dërgojnë reklama bazuar në informacionet e mikrofonëve. Por shumë prova të tjera tregojnë se Google, ashtu si Amazon (Amazon Echo), vërtet na regjistrojnë. Google dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë hartojnë informacione për të gjithë ne dhe gjithçka bëjmë në internet, që prej llogarive, kërkimeve, reklamave e email-eve, sipas asaj që Google quan “eksperiencë e personalizuar” por kjo nuk duhet të përfshijë regjistrimet e zërit.