Rrugëtimi i Benfikës në Champions League përfundoi në raundin çerekfinal. “Shqiponjat e Lisbonës” u eliminuan nga Interi, ndërkohë që janë nën hetim në skandalin e trukimeve në Portugali.
E përditshmja luzitane Publico, flet për një përfshirje të rekordmenëve të futbollit portugez në skandalin e fundit të trukimit të ndeshjeve. Nën akuzë ka përfunduar Cesar Boaventura, një person i afërt me Luis Filipe Vieira, ish-presidentin e Benfikës. Hetimet lidhen me vitin 2016 kur skuadra nga Lisbona fitoi titullin kampion.
Akuza është ngritur pas denoncimeve të disa lojtarëve të Rio Ave dhe Maritimo, të cilët pretendojnë për kërkesa si shkaktimi i penalltive apo marrja e kartonëve për të favorizuar kundërshtarët.
Akuza më e fortë vjen nga Romain Salin, ish-portieri i Maritimo. Francezit iu premtua se do t’i dhurohej një kontratë të majme me një klub europian nëse toleronte…